Një grup i kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për Kuvendin Komunal në Podujevë janë ankuar për keqpërdorim të fletëvotimeve dhe të votave qytetarëve, nga kandidatët brenda kësaj partie, shkruan Llapi.info.

Dhjetë kandidatë nga kjo parti kanë akuzuar komisionerët dhe KKZ-në, duke thënë se votat dhe vullneti i qytetarëve, siç thuhet në reagim është shtrembëruar.

“Në vendvotime është bërë masakër zgjedhore brenda subjektit tonë  në Podujevë. Ne jemi të pakënaqur me punën e Komisionarëve dhe KKZ, votat dhe vullneti qytetare është shtrembëruar, lidhur me këtë kemi fakte të mjaftueshme. Ne do të ushtrojmë te drejtën tonë të ankesës në PZAP. Kërkojmë nga organet shtetërore që të hetojë keqpërdoruesit e fletëvotimeve dhe vullnetit qytetare”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Te nderuar

Ne grupi i Kandidatëve për Kuvendin Komunal nga Partia Demokratike ju falenderojmë për votën tuaj për ne.

Jemi shumë të kënaqur me besimin tuaj. Vota është e shenjtë.

Në vendvotime është bërë masakër zgjedhore brenda subjektit tonë në Podujevë.

Ne jemi të paknaqur me punën e Komisionerve dhe KKZ, votat dhe vullneti qytetare është shtrembëruar, lidhur me këtë kemi fakte të mjaftueshme. Ne do të ushtrojme te drejtën tonë të ankesës në PZAP.

Kërkojme nga organet shtetërore që të hetojë keqpërdoruesit e fletëvotimeve dhe vullnetit qytetare.

Andaj kërkesa jone është rinumrimi i plotë i fletëvotimeve.

#PDKshtëpijajonë

Argjend Softolli

Korab Zhugolli

Burim Januzi

Isuf Osmani

Elizabeta Selmani

Lindita Berisha

Miftar Behrami

Valmir Kapiti

Ditjona Statovci

Çlirim A. Syla

Siç ka mësuar jozyrtarisht Llapi.info, Bashkim Syla është kandidati më i votuar nga kjo parti, i cili me shumë gjasë do të jetë edhe për një mandat këshilltar komunal nga kjo parti.

Përveç Sylës, edhe Ilmi Hoxha ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u bërë asamblist për herë të parë. Ndërkaq, nga femrat më të votuara janë Endritë Murati dhe Mimoza Stublla./Llapi.info