×
  • Show Time
  • Show Time

    Fifi del jashtë kontrollit: Me një ‘llos” në dorë, e britma të mëdha e bën Semin të qaj

    Reporteri
    25 Tetor 2021 | 10:29

    Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmë mes Fifit dhe Semit në Big Brother Albania.

    Këngëtarja nga Kosova shihet se ka dalur krejtësisht jashtë kontrollit, derisa bërtet pa ndalur, teksa Semi në anën tjetër shfaqet shumë e qetë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kjo gjë ka ngjallur reagime edhe në internet, derisa njerëz të shumtë po thonë se Fifi duhet kuruar, pasi sjella e saj lë shumë për të dëshiruar.

    Madje ka pasur edhe figura publike që kanë reaguar kundër saj.

    Më pas këngëtarja nga Shqipëria, Semi ka shpërthyer në lot, derisa Donaldi është munduar ta qetësojë atë, duke qenë se Semi vuan edhe nga ankthi.

    E me këtë pjesë është tallur Fifi e cila është shprehur se kur të jenë duke ngrënë drekën do luaj me këtë pjesë të këngëtares nga Shqipëria./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!