EKSKLUZIVE/ Shtohet lista e dëmtimeve te Partizani, për derbin ndaj Tiranës rrezikon të mos luajë mesfushori i talentuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2021 | 12:32

EKSKLUZIVE/ Shtohet lista e dëmtimeve te Partizani, për derbin ndaj Tiranës rrezikon të mos luajë mesfushori i talentuar

Shtohet lista e dëmtimeve te Partizani, pasi së fundmi ka pasur shqetësim edhe mesfushori i talentuar, Arinaldo Rrapaj. 20-vjeçari ka qenë titullar në formacionin e trajnerit Daja dhe tregoi një formë të mirë, por në derbin kundër Tiranës rrezikon që të mos luajë. Murataj është në avantazh si titullar në mesfushë për derbin kundër Tiranës. Partizani në derbi, i gjysmuar…

rrapaj 1

Partizani ka plot 6 mungesa për sfidën e sotme kundër Tiranës, ku 4 prej tyre janë lojtarë titullarë. Në mesfushë, mungojnë Ergys Kaçe dhe Arinaldo Rrapaj i cili rrezikon shumë ndeshjen e sotme, çka detyron trajnerin Daja që të bëjë lëvizje në këtë repart. Partizani luan me skemën 5-3-2 dhe nga formacioni titullar kundër Kukësit, vetëm Esat Mala është në gjendje optimale për të luajtur. Dy lojtarët që pritet t’i bashkohen Malës në mesfushë mund të jenë Herald Marku dhe Valentino Murataj. Marku nuk luajti për asnjë minutë në takimin kundër Kukësit, ndërsa Murataj u aktivizua në pjesën e dytë.

Murataj ose Mala me gjasë do të rreshtohen disi më mbrapa, duke bërë rolin e organizatorit, ndërsa Marku do të jetë i spostuar disi më në të majtë. Ndërsa në repartin e sulmit, mungojnë Lukas Kardozo, i cili do të operojë shpatullën, dhe Tedi Cara, po ashtu i dëmtuar. Me vetëm Stenio Zhuniorin të gatshëm nga formacioni titullar kundër Kukësit, Daja pritet të rreshtojë në krah të tij kroatin Andrija Filipoviç nga minuta e parë. Kjo do të ishte ndeshja e parë e Filipoviçit si titullar në Superiore, pasi deri më tani, është aktivizuar vetëm nga stoli. Madje, kundër Kukësit, kroati nuk u aktivizua për asnjë moment, duke kaluar 90 minuta në stol.

Filipoviç është shprehur për “Panorama Sport” para sfidës kundër Kukësit se është 100% gati për skuadrën dhe kërkon ta bindë Dajën me gola se e meriton një fanellë titullari, por deri më tani situata duket e paqartë me 24-vjeçarin, i cili është lojtari më i vlerësuar në Superiore nga “Transfermarkt”. Ndërsa në repartin e mbrojtjes, është rikthyer në formë optimale Dajan Shehi, duke lënë pas dëmtimin që e mbajti larg fushave për 2 javë. 24-vjeçari shtatlartë mungoi në takimin kundër Kukësit, por për derbin e kryeqytetit kundër Tiranës është 100% gati.

LIS

PAR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"