×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtarja shqiptare e thotë hapur se e ka pasur simpati Ermal Fejzullahun

    Reporteri
    25 Tetor 2021 | 12:16

    Një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare është padyshim Elhaida Dani, rikthimi në Tiranë i së cilës bëri shumë bujë.

    Një projekt i madh fshihej pas gjithë punës së artistes në vendin tonë.

    Para pak ditësh ajo ka publikuar albumin e saj më të ri, të titulluar “Zanin”. Ai përbëhet nga 5 këngë “Zanin”, “Jam betu”, “Kënga jonë”, “Amore”, “Hajmali”, të cilat janë shoqëruar me videoklipe.

    Së fundmi, për të folur për karrierën dhe jetën e saj personale, Elhaida ka qenë e ftuar në “Jonida’s Room”.

    Në bisedë e sipër, ajo ka treguar se “crush-i” i saj i parë mes kolegëve ka qenë Ermal Fejzullahu.

    “Ka qenë Ermal Fejzullahu, sepse në ato vite Ermali merrte pjesë në festivalet shqiptare dhe ishte shumë i famshëm. Unë ia këndoja të gjitha këngët”, ka thënë ajo.

    Më herët ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’ ku foli për projektin e saj muzikor si edhe rrëfeu më tepër edhe për familjen dhe dashurinë.

    Artistja ka treguar se fama ia kushtëzuar përherë jetën e saj private, por kjo është një rrugë të cilën e ka zgjedhur dhe dashur gjithmonë.

    ‘’Absolutisht shumë, fakti që jeta ime është tre muaj në një kontinent, tre muaj në një kontinent tjetër ndikon në mundësinë e të pasurit një jetë private konstante por e kam njohur jetën time, e kam kërkuar vetë këtë lloj jete e kam dashur shumë dhe kam punuar për ta pasur sa jam në një pikë dhe e kam kuptuar para disa vitesh që është ok dhe personi që më rri në krahë e di shumë mirë, duhet ta dijë shumë mirë këtë gjë, duhet ta pranojë dhe duhet të dijë si të komunikojë edhe ta bëjmë diçka pozitive edhe largësinë time shumë intense”, u shpreh ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!