Ndërron jetë në moshën 59-vjeçare aktori i njohur i serialit “Friends”, vuante nga…

Oct 25, 2021 | 13:13
SHPËRNDAJE

Aktori amerikan James Michael Tyler, i njohur për rolin si “Gunther” në serialin “Friends”, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare.

james tyler (1)

Tyler ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e tij në Los Anxhelos të dielën në mëngjes. Nëse e keni takuar një herë, e keni bërë një shok për gjithë jetën. Ai ka lënë pas gruan e tij, Jennifer Carno, dashurinë e jetës”,- thuhet në një deklaratë nga menaxherja e tij, sipas “Page Six”.

Tyler u diagnostikua me kancer të avancuar të prostatës në vitin 2018, i cili më vonë u përhap në kockat e tij.

james tyler (1)

Duke dashur të ndihmojë sa më shumë njerëz të jetë e mundur, ai tregoi me guxim historinë e tij dhe bëri një fushatë ndërgjegjësuese për njerëzit me prostatë“,- tha menaxherja i tij.

James njihet si Gunther, kamerieri dhe menaxheri në kafenenë e serialit, “Central Perk”.

Ai ishte i dashuruar me personazhin e Jennifer Aniston, “Rachel”, gjatë gjithë serialit, e cila gjithashtu punoi atje si kamariere në sezonet e hershme të shfaqjes.

james tyler (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura