Krim në familje, nipi vret xhaxhin me armë gjahu më pas edhe veten. Detajet si ka ndodhur ngjarja

Oct 25, 2021 | 19:00
SHPËRNDAJE

Krimi në familje ka tronditur Vlorën! Sipas policisë dyshohet se nipi ka vrarë me armë gjahu xhaxhin e tij, më pas vrau edhe veten. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Mekat, ndërsa policia sqaron se vrasje ka ndodhur në banesën e viktimës.

aksident-policia-ambulanca-naten

Mesohet se Genci Koreta, 39 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë gjahu xhaxhain e tij, Jorgji Koreta, 64 vjeç dhe më pas veten.

Panorama.al mëson se viktima ka qenë një ish-oficer policie. Nderkohe në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

NJOFTIMI I POLICISE

Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura