Vrasje e dyfishtë në Vlorë/ Nipi vret xhaxhanë dhe më pas veten

Vlora

Vrasje e dyfishtë në Vlorë/ Nipi vret xhaxhanë dhe më pas veten

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Vlorë pasditen e sotme.

Një i ri në fshatin Mekat, Vlorë ka vrarë xhaxhanë e tij me armë gjahu dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Vlorë/Informacion paraprak

Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat