Derbi ndihmon Tiranën për arratinë, Partizani “pa busull”. Ja renditja e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2021 | 21:52

Derbi ndihmon Tiranën për arratinë, Partizani “pa busull”. Ja renditja e Superiores

Tirana mori një fitore të artë në derbi duke treguar se këtë sezon do të jetë skuadra pretendente për fitimin e titullit.

ABISSNET SUPERIORE

Bardheblutë mbajnë kreun e renditjes me 14 pikë të grumbulluara pas 6 javësh, 3 më shumë se Teuta e cila fitoi minimalisht ndaj Egnatias këtë javë. Në vendin e tretë renditet Kukësi me pikë të barabarta me “djemtë e detit”, ndërsa Vllaznia renditet e katërta në kuotën e 9 pikë, po aq sa Dinamo e vendit të pestë.

Ndërkohë Egnatia mbetet në kuotën e 8 pikëve dhe zbret në vendin e 6-të, ndërsa Laçi me fitoren ndaj Kastrioti fiton terren duke u renditur në vendin e 7-të me 5 pikë.

Partizani pa busull këtë sezon, teksa pas 6 javësh të kuqtë kanë grumbulluar vetëm 4 pikë, duke mos e provuar ende shijen e fitores për këtë sezon. Kastrioti dhe Skënderbeu plotësojnë fundin e tabelës ku respektivisht, krutanët kanë 4 pikë ndërsa korçarët 3 pikë.

REZULTATET

Të shtunën

Kastrioti-Laçi 0-1

Egnatia-Teuta 0-1

Të dielën 

Kukësi-Vllaznia 2-0

Skënderbeu-Dinamo 0-1

Sot

Tirana-Partizani 1-0

RENDITJA

bandicam 2021-10-25 21-52-06-850

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"