LAJMI I FUNDIT:

Si dukej Mercedesi më i sigurtë para gjysmë shekulli?

Si dukej Mercedesi më i sigurtë para gjysmë shekulli?

Prodhuesi gjerman në tetor të vitit 1971, prezantoi mjetin e parë motorik eksperimental me karakteristika të përparuara të sigurisë.

Mercedes fiks para 50 viteve ka prezantuar konceptin, që është dashur t’i bëjë rrugët më të sigurta, transmeton Telegrafi.


E për shkak të punimeve të shumta, në vitin 1970 në rrugët e Gjermanisë Perëndimore në aksidente trafiku kanë humbur jetën 19.193 persona, e shifra të ngjashme u arritën edhe në vendet e tjera.

Kështu u fillua të mendohet për aspekte të reja të sigurisë në vetura, e kjo ide është shtyrë përpara nga Asociacioni evropian për sigurinë e veturave (EEVC).

Një prej pjesëmarrësve aktiv ka qenë Mercedes dhe me kërkesën e EEVC-së, është zhvilluar mjeti motorik eksperimental (Experimental Safety Vehicles ESV).

Mercedes në tetor të vitit 1971 prezantoi mjetin e parë të tillë, konceptin ESF 05. Ka qenë një W114 i cili ishte pajisur me novacione që asokohe konsideroheshin si tepër të mëdha.

Pa ndonjë dëmtim serioz u ka bërë ballë përplasje në një shpejtësi prej 16 kilometra në orë, dhe iu nënshtrua testimeve të përplasjes së drejtpërdrejtë në 80 kilometra në orë.

Për të kënaqur dhe arritur standardet e larta të sigurisë, Mercedes përforcoi karrocerinë, e mbrojtësin e përparmë e rriti për 370 mm.

E për të qenë dëmet sa më të vogla nën kapak u montua motori V6. Vetura kishte rripa të sigurisë në tri pika, jastëkë me ajër përpara dhe pas si dhe ABS.

Risi konsiderohej edhe sistemi i pastrimit të dritave të përparme për dukshmëri më të mirë. Në fund ky mjet arriti të bëhet për 655 mm më i gjatë dhe 655 kilogramë më i rëndë sesa Mercedesi standard W 114.

Kompania gjermane në total prodhoi 35 koncepte të tilla, e i fundit ishte ESF në vitin 2019 dhe merret me aspektin e sigurisë sa i përket motorëve elektrikë. /Telegrafi/