“Tirana ka tifozët më të mirë që kam parë”, Limaj hedh sytë nga Vllaznia: Derbi na jep besim për ndeshjen në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2021 | 22:25

“Tirana ka tifozët më të mirë që kam parë”, Limaj hedh sytë nga Vllaznia: Derbi na jep besim për ndeshjen në Shkodër

Vesel Limaj u shpall njeriu i ndeshjes Tirana-Partizani duke shënuar dhe golin e fitores për bardheblutë. Pas ndeshjes, mesfushori u shpreh:

limaj

Ndeshja: Normalisht që është ndeshje me plot emocione. E prisja që ishte kështu, kur hyra në fushë u harruan. Është derbi i parë për mua dhe para ndeshjes kisha emocione, por i harrova. Kur ta marrësh topin duhet të jesh i sigurte, e pashë dhe pak portierin dhe në fund mirë që hyri gol.

Frikë për të humbur penalltinë: Jo nuk kisha, po të kisha frikë nuk do ta merrja topin për ta goditur. Besoj se nuk ka rëndësi kush godet, rëndësi ka të marrim 3 pikët.

Sa ndikuan tifozët e Tiranës: Ndikuan shumë, nuk kanë munguar asnjëherë deri tani. Janë tifozët më të zjarrtë që kam parë ndonjëherë.

I bindur që fituan më të mirët: Në pjesën e parë filluam shumë mirë, patëm raste. Në pjesën e dytë u lodhëm dhe tërhoqëm, por në fund fituam. Ishim shumë kompakt në mbrojtje, ishim më agresiv, krijuam më shumë raste se Partizani.

Vllaznia: Normalisht që kjo fitore na jep fitore dhe besim për javën tjetër në Shkodër. Jemi grup fantastik, luftojmë për njëri tjetrin dhe prandaj jemi në vend të parë.

Zëvendësimi: Më tha që ishte prej kartonit që mora dhe prandaj më zëvendësoi, nuk ka rëndësi kjo, më shumë rëndësi ka fitorja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"