“Lëvizja e Berishës, për pushtet personal”/ Mark Marku: Nuk ka asnjë tezë si do të ndryshojë PD-ja! Ish-kryeministri duhet të bëjë publike listën e…

Oct 25, 2021 | 22:25
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku thotë se lëvizja e ish-kryeministrit Sali Berisha është për pushtet personal dhe për të rimarrë PD-në. Ai sqaron se kjo që po bën Sali Berisha ka për qëllim vetëm largimin e Bashës dhe nuk paraqet një tezë të qartë si do të ndryshojë Partia Demokratike.

mark marku-berisha-basha

Sipas profesor Markut, Sali Berisha duhet të bëjë publike listën e të gjithë delegatëve që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit.

Më tej, Marku argumenton se Kuvendi i PD-se i mbledhur ne korrik te ketij viti ishte i pakontestuar edhe nga Sali Berisha.

Unë mendoj që vërtet në statut ekziston e drejta që një përqindje e delegatëve të mbledhin kongresin.  Ka procedura, që do të thotë shifrat që deklaron Berisha duhet të dalin. Edhe Basha, por Basha nuk po tenton të bëjë kongres. Berisha duhet të paraqesë listën e delegatëve. Problemi është çfarë deklaron njëri dhe çfarë deklaron tjetri.

Për mua ajo që është e dukshme është që ky kongres dhe kjo lëvizje nuk është për PD-në dhe as për ardhjen e saj në pushtet, është për pushtet personal dhe Berisha po kërkon të marrë PD. Një nga problemet që ka Berisha, kjo lëvizje nuk ka asnjë tezë deri tani, përveç një kërkesë që të hiqet Basha. Nuk ka një tezë si do të ndryshojë PD. Qëllimi është për të hequr Bashën.

Dy gjëra ka që nuk shkojnë në argumentet e Berishës: E para, Basha e Berishën dhe ata që janë pasuesit e Berishës  e zgjodhën para dy muajve në një kuvend të pa kontestuar.

Unë kam hedhur idenë që ky kongres mos konsiderohet si kongres normal, të krijohet një grup për rithemelimin e partisë. Të hidhen tezat dhe të mblidhen njerëzit, të diskutohet. Do një kohë të gjatë. Nuk është ngut. Nguti në këtë rast është i Berishës. Nuk është nguti i PD për të bërë një kongres shpejt e shpejt për të hequr Bashën.

Sa e besueshme do jetë PD kur i thuhen gjithë këto të pavërteta njerëzve tani”, u shpreh Mark Marku në emisionin Opinion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura