Pacolli: Kurti e Sveçla ma kthyen avionin, ma rrezikuan jetën – sot po i shkelin vet masat n’Darkën e Lamës

Pacolli: Kurti e Sveçla ma kthyen avionin, ma rrezikuan jetën – sot po i shkelin vet masat n’Darkën e Lamës

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë disa fjalë pasi krerët e shtetit, Albin Kurti, Vjosa Osmani e të tjerët, thyen masat e pandemisë gjatë organizimit të Darkës së Lamës.

Pacolli ka thënë se në një kohë, Kurti e Sveçla ia rrezikuan jetën duke ia kthyer avionin e tij, kinse nuk i lejohet hyrja për shkak të masave që ishin në atë kohë.

Ndërsa sot, sipas Pacollit, vet Kurti e të tjerët po i shkelin masat.

Shkrimi i tij i plotë:

Nga fotografitë e publikuara nga z. Petrit Kllokoqi për “Darkën e Lames” shohim si nuk rrespektohën masat nga përfaqësuesit më të lartë të shtetit. Shëmbull i mirë!!!!!.

M’u kujtua dita kur Qeveria Kurti 1 më anuloi lejen e uljes në Prishtinë, ndërsa donim të aterojmë ( e më shumë peripeci, nga avioni, arritëm të devijojmë për në Tiranë ).

Me këtë veprim unë dhe ekipi im rrezikuam shumë. Për të mos përmendur të gjitha kërcënimet me arrestim (përfshirë konferencat për shtyp) edhe pse kisha dy teste zvicerane që vërtetonin gjendjën pa Covid.

Nuk harrohët momenti kur rrezikonim jeten per teket Kurtit e Sveqlës!!!!

Çka bën i forti, i ligi çuditet: Gastronomët ia qesin fotot Osmanit e Kurtit në darkë

Shpërndaje në: