Peci: Stafi po ankohen sepse po kërkoj shumë punë

Peci: Stafi po ankohen sepse po kërkoj shumë punë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, thotë se po merr ankesa nga punonjësit, kjo pasi sipas tij, është vetë ai që po kërkon shumë punë prej tyre. Peci u kujtoi zyrtarëve civilë se në fundvit do të bëhet vlerësimi i punës së tyre.

Komentet Peci i bëri në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

“I kemi la shumicën e borxheve që kemi pasur dhe jemi në proces të vlerësimit administrativ të aplikuesve të subvencioneve për vitin 2021”, tha Peci.

“Madje ne jemi duke punuar me krejt kapacitetet. Në Ministri nga disa zyrtarë madje ka edhe pakënaqësi dhe reagim ndaj meje se po kërkon shumë punë në baza ditore”, shpjegoi ai.

“Mora sot disa shqetësime të disa zyrtarëve të cilët deklarojnë se jam ministri i cili më së shumti po iu bëj telashe edhe pjesës së stafit administrativ sepse po kërkojë punë të vazhdueshme. Kjo është e vërtetë, pasi në baza ditore janë 20 deri 30 çështje që i adresojë”, theksoi Peci.

Ai ka pasur edhe një mesazh po për këta punonjës.

Përmes këtij mediumi unë po e bëj të qartë edhe për zyrtarët në Ministrinë të cilën e drejtoj që për aq sa unë do të jem ministër duhet me qenë vetëm në nivel të përgjegjësisë dhe me i kryer obligimet. Njëkohësisht ne jemi në bazën e legjislacionit për zyrtarët civilë, fundi i vitit është fundi i vlerësimit për secilin. Unë ua kam bërë të qartë se thjesht nuk mundesh mos me i kryer obligimet dhe objektivat që i vendos ministri dhe në fundvit që të gjithë të marrin notën 5 të vlerësimit”, theksoi Peci.

 

Shpërndaje në: