×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është personi i dyshuar që rrahu një grua në një market në Prishtinë

    Reporteri
    25 Tetor 2021 | 23:52

    Sonte në media është publikuar një video ku shihet një burrë që sulmon fizikisht një grua në një market në Prishtinë.

    Tash po raportohet se personi që sulmon në video është Feim Berisha, i cili jeton bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tij, shkruan Reporteri.net.

    Në video shihet i dyshuari teksa rrah me grushte një grua. I gjithë rasti ndodhi deri sa viktima ishte duke shikuar artikuj dhe i dyshuari shoqëruar nga gruaja dhe djemtë e tij të mitur, u nervozua se pse karroca e saj ia zuri rrugën dhe filloi ta rrahë brutalisht.

    Ky rast është raportuar edhe nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh. Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”.

    I njëjti pas arrestimit është dërguar në mbajtje./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!