Zbuloni tiparet e shenjës së akrepit në shtrat

Life style

Zbuloni tiparet e shenjës së akrepit në shtrat

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Jemi zyrtarisht në Akrep! Është një shenjë shumë emocionale, kërkuese dhe ekspresive. Shpesh kërkon të kontrollojë një lidhje, aq sa bëhet edhe agresiv. Nëse do të jeni partner i një Akrepi, jeta juaj në shtrat do të jetë një film i gjatë dhe me shumë seri. Por kujdes!

Femra Akrep

Femra Akrep ka një energji të jashtëzakonshme që është e pamundur ta injorosh. Po ashtu, ka edhe disa veti të zjarrta dhe të forta erotike, ndryshe nga të gjitha shenjat e tjera të Zodiakut. Femra Akrep mund t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve për jetën dashurore. Është mbretëreshë e transformimit, mashtruese e dashurisë, dinake dhe e pakundërshtueshme. Është pushtuese e pasionit dhe dashnore perfekte. Di të jetë shumë misterioze, tinëzare, provokuese, por edhe emocionale. Nëpër damarët e saj rrjedh gjak i nxehtë, që e bën jashtëzakonisht të ndjeshme, kurse në anën e dashurisë dhe seksit, të turpshme ose fatale. Ka kufi mes dashurisë dhe pasionit, por gjithmonë e zgjedh maksimumin. Di të joshë në atë mënyrë që asnjë shenjë tjetër nuk ia arrin. Ajo është plot intriga dhe magjepsëse si femër të cilën e tërheqin meshkujt me karakter të fortë, për të cilët paraqet një sfidë më vete. Akrepi femër është një femër flirtuese. S’do t’ia jepte zemrën lehtë një mashkulli, pasi tregon shumë kujdes në besim dhe në shfaqjen e emocioneve. Mund të mos e tregojë, por gjithmonë kërkon një lidhje të fortë dhe të afërt, në mënyrë që të arrihet kjo. Duhet të mos e thyeni besimin dhe ta lini të kuptojë se ju jeni aty për të.

Mashkulli Akrep

Është po ashtu natyrë shumë pasionante. Është mjaft dominues në lojërat e dashurisë dhe në shtrat kërkon me çdo kusht të jetë dominues. Bën gjithçka për ta kënaqur në shtrat partneren e tij, sepse fantazitë e tij seksuale nuk kanë kufi. Ka një natyrë shumë misterioze, të cilën e vë në përdorin edhe në shtrat, ndaj nuk e ka aspak të vështirë të hutojë dhe surprizojë më lojëra dashurie që i kalojnë perceptimet e partneres. Është dinak dhe di ta bëjë të gjithë skenarin e dashurisë sipas planit të tij. Është e vështirë ta studiosh dhe ta kuptosh, është tmerrësisht i fshehtë. Di të hipnotizojë dhe të tregojë se është dominues. Me dinakëri dhe shkathtësi shfrytëzon të gjitha mrekullitë e dashurisë. Është mjeshtër i vërtetë në përvetësimin e femrave, kurse partneres së vet i dhuron kënaqësi të madhe gjatë seksit. Është shumë potent.

Stili i dashurisë

Adhuron provokime të ndryshme që ngrehin nivelin e trupit dhe adrenalinës. I dorëzohet tërësisht kulmit të dashurisë vetëm atëherë kur e ndien se e ka përvetësuar plotësisht, e ka bërë ose e ka kënaqur partnerin. Disponon pasion të jashtëzakonshëm me të cilin me shkathtësi e realizon qëllimin e përbashkët.

Është dashnor i shkëlqyeshëm, por edhe shumë i komplikuar. Pozita Pozita në të cilën i uleni partnerit në krah (për gra, kurse për burra e kundërta),puqjet e trupit dhe të duarve janë zakonisht të rëndësishme, veçanërisht në qafë dhe gjoks. Disa nga pozitat e shtrira fytyrë për fytyrë, si edhe mundësia që të shihni qartë reagimet e fytyrës. Zonat erotike Përveç zonave joshëse seksuale, veçanërisht barku dhe pjesa rreth kërthizës e teposhtë.

Çfarë të sugjestionon tek Akrepi?

Në fantazitë seksuale nxisin: ngjyra e zërit, gjestet ose mimika, pamja e tërësishme dhe lëvizjet.

Marrëdhëniet më të mira

Akrep - Akrep: Bashkimi i të dyve ka ndjenja shumë të thella. Duke qenë të dy shenja uji kanë mundësi ta kuptojnë njëri-tjetrin që në ajër, por në të njëjtën kohë lidhja në një njëjtën shenjë është e rrezikshme, sepse krenaria që e karakterizon Akrepin është mjaft e fortë dhe ndonjëherë është e vështirë të gjendet se cili duhet të tolerojë në raste te veçanta. Megjithatë, lidhja Akrep-Akrep është ndër lidhjet më të forta dhe më emocionale.

Akrep – Virgjëreshë: Është një marrëdhënie që funksionon mjaft mirë për shkak se janë shenja që e admirojnë njëra-tjetrën dhe të dyja kanë një etikë pune për t’u admiruar. Edhe në një lidhje dashurie përpiqen që ta respektojnë në maksimum njëri-tjetrin. Po ashtu, këto dy shenja i anashkalojnë tiparet negative të njëri-tjetrit dhe pothuaj gjithmonë e gjejnë gjuhën e përbashkët.

Akrepi- Peshqit: Këto dy shenja kanë një tërheqje të menjëhershme, por kjo nuk zgjat shumë, sepse Peshqit fillojnë e bëhen posesivë me kalimin e kohës dhe kjo është krejt e papranueshme për Akrepin. Sido të jetë, ky bashkim është një lidhje që funksionon mirë dhe shpeshherë është jetëgjatë.

Marrëdhëniet më të këqija

Akrep – Dash. Është një marrëdhënie e cila duhet shmangur, sepse shenjat që posedohen nga Marsi duan të kenë vazhdimisht kontroll mbi gjithçka. Kështu që si Dashi, edhe Akrepi do të jenë gjithmonë në luftë për të pasur frenat në dorë për gjithçka në jetën e tyre.

Akrep – Binjak: Vazhdimisht Binjakët bëhen xheloz për lirinë e Akrepit dhe kjo është një shenjë e keqe, e cila i bën Akrepët agresivë. Ata duan të jenë gjithmonë të parët, nuk e kufizojnë veten përballë asnjë shenje tjetër.

Akrep – Shigjetar:. Kjo është një marrëdhënie e pasigurt në shumë raste dhe shpesh ndeshet me debate të ashpra, sepse trillet e Shigjetarit hera-herës bëhen të padurueshme për Akrepin dhe e bën atë të nxjerrë anën e vet më të keqe. Po e bëri këtë, situata bëhet shumë e vështirë.

Por kujdes me Akrepin: Mos i tradhtoni kurrë! Nga të gjitha shenjat, ata janë më hakmarrës dhe nga ata njerëz që hakmarrjen e servirin si pjatë të ftohtë, atëherë kur nuk e prisni. Ata do të presin me shumë durim derisa të marrin hak për tradhtinë. Kjo është një nga arsyet pse një partner i kësaj shenje është një rrezik i vërtetë në një marrëdhënie dashurie. Një Akrep duhet të bëjë shumë sprova për të pasur pranë vetes partnerin ideal, por nëse fiton besimin e tij, do ta ketë përjetësisht pranë vetes. Nëse zhgënjehen nga besimi, Akrepët bien në një depresion të thellë për një kohë të gjatë, por nuk harrojnë KURRË hakmarrjen, derisa ta arrijnë qëllimin e tyre dhe t’i bëjë të vuajnë ata që kanë shkelur besimin e tyre. Të jesh partner me një Akrep, duhet të kesh parasysh që jeta me të është një sfidë e vërtetë, por edhe e jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat