Kushti që e ka AlternAtivA për të mbështetur Besën

by admin
Spread the love

Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa në ClickPlus ka zbuluar kushtin se në cilën rrethanë kjo parti do të mbështesin Lëvizjen Besa.

Tha se në rast se Besa del nga Qeveria dhe në Kuvend dorëzon interpelancë ndaj Qeverisë, atëherë mund të kërkojë votat e opozitës.

Sapo mbaroi ClickPlus, i menjëhershëm ka qenë reagimi i sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha.

Një një deklaratë për TV21, dërgon disa pyetje deri te Zeqirija Ibrahimi i Alternativës, i cili ishte në ClickPlus.

Reagimi i plotë i Hoxhës:

Duke qenë të apostrofuar si Lëvizje BESA nga personi që keni në studio mund të komentoj vetëm një gjë: me zor mund të marrësh dhe jo të japësh!
A ka mundësi z.Ibrahimi të tregon se 2020 kur kërkonte vota në zgjedhjet parlamentare a ishte Qeveri apo opozitë? Dhe si ka mundësi që ende si opozitë të kenë 3 drejtora dhe atë:

  1. Shtepia Muze – Nena Terezë Shkup
  2. Drejtor i shkolles për fëmijë me invaliditet – (drejtor eshte kandidati i Alternatives në Studenican)
  3. Drejtori i Pallatit të Kulturës Kërçovë – kryetar dege i Alternatives

Ndërkaq Ibrahimi në ClickPlus tha se nëse Besa duan vota nga opozita, ata duhet të dalin nga qeveria fillimisht dhe të dorëzojnë interpelancë ndaj të njëjtës.

You may also like