Postuar: Nëntor 29, 2021 | 19:30
Nejmar mori një goditje të rëndë në karrierë, PSG duhet të bëjë shumë kohë pa yllin brazilian
Sulmuesi i PSG Nejmar nuk po kalon një moment të mirë. 30 vjeçari u dëmtua rëndë në sfidën e kampionatit kundër ST. Etienit. Pas analizave të bëra nga mjekët, u përcaktua dhe shkalla e dëmtimit.
Lajmin e ka bërë publik vetë klubi në rrjetin social “Twitter”
“Analizat e bëra konfirmojnë se Nejmar ka ndrydhur kaviljen e këmbës së majtë. Pritet që të mungojë nga 6 deri në 8 javë. Në 72 orët e ardhshme priten konfirmime të tjera”.
Nëse koha e rekuperimit është aq sa e përmend klubi atëherë Nejmar pritet të kthehet në fushë në datën 9 janar kundër Olimpik Lionit.
#Neymar injury moment ?
pic.twitter.com/HoOHuBJMPT— ZIZOU (@zizou_910) November 28, 2021
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"