Për herë të shtatë, Lionel Messi fiton Topin e Artë

Futboll

Për herë të shtatë, Lionel Messi fiton Topin e Artë

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 22:06
Messi

Lionel Messi është shpallur fitues i Topit të Artë për vitin 2021.

Sulmuesi i PSG-së e fitoi për herë të shtatë këtë çmim në një ceremoni të organizuar nga FIFA mbrëmjen e së hënës në Paris të Francës.

Përballë argjentinasi kishte Lewandowskin, i cili doli i dyti.

Por shpallja e fituesit duket se nuk ishte një surprizë. Disa ditë më parë, mediat ndërkombëtare kishin parashikuar se Messi do ishte fituesi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat