Gërvallës i lidhet gjuha kur flet për njohje të reja: Tjetër herë

Gërvallës i lidhet gjuha kur flet për njohje të reja: Tjetër herë

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka pasur një moment mjaft të sikletshëm në një intervistë në T7.

Ajo foli për njohjet që sipas saj janë ‘normale që s’kemi’, por theksoi se ka lëvizje të reja me disa shtete që nuk e njohin Kosovën.

Kur u pyet ajo nga gazetari se cilat janë ato shtete, Gërvalla nuk pati përgjigje.

“Natyrisht që nuk kemi njohje të reja, është normale që nuk kemi njohje të reja. Njohjet e reja nuk pikojnë nga qielli.”, ka thënë ajo, shkruan Periskopi

“Ka lëvizje të cilat janë shumë të rëndësishme. Kemi hapje të reja”

“Me cilat p.sh.”, pyetet ajo nga gazetari.

E Gërvalla nuk pati përgjigje dhe nuk iu kujtua asnjë shtet dhe tha shkurt “tjetër herë” që pasoi me të qeshurq në mënyrë të sikletshme./Periskopi/

VIDEO KËTU

 

 

Shpërndaje në: