“Kisha rastin ta tradhtoja, por nuk e bëra”, Kristi rrëfehet para Xhenit

Kritikat e bëra nga Roberti në spektaklin e javës së kaluar, Kristi duket se i ka dëgjuar të gjitha dhe ka reflektuar. Për takimin e kësaj jave, Kristi kishte zgjedhur Xheni dhe kishte vendosur që i gjithë takimi të kishte një atmosferë fshati.

Të dy hipur mbi një traktor, ecin me arave në fshat dhe më pas ata zgjedhin që të bisedojnë mes të mbjellave. Kristi, fronisti i ‘Love Story’, ka zgjedhur që të rrëfehet përpara Xheni, duke i treguar se do vajza të ëmbla.

Xheni: Tek femrat çfarë pëlqen më shumë ato që janë të ëmbla apo ato që janë më pak të ëmbla?

Kristi: I duam miks, dua të jetë e ëmbël me mua vetëm.

Xheni: Dhe e athët me botën.

Kristi: Bravo.

Më pas Kristi, vijon edhe më shumë rrëfimin e tij, pasi tregon se ka pasur mundësi që të tradhtonte por nuk e bërë, pasi lidhja mes tij dhe ish-të dashurës ka qenë shumë e fortë.

Kristi: Këtë marrëdhënien e fundit që ke pasur si e përjetuar?

Xheni: Të them të drejtën, mund të duket pak e çuditshme por unë nuk kam pasur ndonjëherë një marrëdhënie të mirëfilltë.

Kristi: Nuk ke pasur asnjëherë marrëdhënie serioze?

Xheni: Po, vetëm pjesën e njohjes së pëlqimit, asgjë më tepër.

Kristi: Si ndihesh për këtë?

Xheni: Ideja është që unë jam shumë tip i vështirë, që të krijoj një lidhje në pjesën e besimit dhe s’ka dalë i duhuri.

Kristi: Me besimin kemi të gjithë pak problem, se është dhe epoka tani që krijohen situata jo morale.

Xheni: Më shumë ke bërë ti gabime, apo kanë bërë vajzat kundrejt teje.

Kristi: Unë kisha një marrëdhënie të fundit, 4 vite dhe të them të vvërtetën, unë desha të tradhtoja atë femrën që kam pasur.

Xheni: Dhe çfarë ndodhi?

Kristi: Nuk e bëja dot, se lidhja ishte shumë e fortë, që dhe kur desha unë e tradhtoja dot. Kisha rastin ta bëja, por nuk e bëja dot.

Xheni: Domethënë Kristi është shumë besnik?

Kristi: Super besnik.

Xheni: Jam kurioze të di nga çfarë lloj femre tërhiqet Kristi.

Kristi: Ka ndryshuar shumë, tani që jam bërë 30 vjeç kërkoj një figurë mamësore, jo vetëm si personalitet dhe si pamje. Çfarë do doje ti që të mos kishte partneri jot i ardhshëm, që të ka lënë në shije të keqe lidhja jot e fundit?

Xheni: Unë kërkoj vetëm pjesën e besnikërisë dhe të jetë mbështetës ndaj meje, nuk më pëlqejnë fare meshkujt xheloz.

Në fund teksa me një gotë verë vendosin që të konsumonin diçka, Xheni hodhi një ‘thumb’ ndaj Kristit. Ky i fundit teksa po i tregonte se tek ushqimi të parën kishte aromën e më pas shijen, Xheni i tha se të tretën kishte dashurinë për të.

“Pse duhej të tradhtonte?”, Roberti i drejtohet të birit pas rrëfimit të tij

Episodi i tretë i “Love Story” nisi mes surprizave dhe emocioneve të mëdha mbrëmjen e sotme në Tv Klan. Një romancë e vërtetë televizive pasi këtu ndodhin gjëra të vërteta mes një kasti të rinjsh. Mbërmja nisi me takimin e Kristin dhe Xhenit, të cilët e shijuan mjaft shumë.

Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte rrëfimi i Kristit, i cili tha se në një lidhje disa vjeçare që kishte pasur, kishte pasur dëshirë që të tradhtonte, por nuk kishte mundur.

Kjo situatë, e komentuar në studio, solli reagimin e të atit, Robertit, i cili i kërkoi të birit një përgjigje më konkrete se cila kishte qenë arsyeja që e kishte shtyrë që ta dëshironte një gjë të tillë.

Kristi: Takimi ishte shumë hot, i nxehtë. Xheni më tregoi një aspekt që s’ma kishte treguar më parë.

Alketa: Temperaturën e vlimit e arriti?

Kristi: Jo, deri në atë pikë, por më pëlqeu shumë.

Xheni: Unë më Kristin kaluam bukur dhe nuk ka nevojë për komente.

Kristi: Për një lidhje që kam pasur 4-vjeçare e kisha problem ta thoja me Xhenin sepse mu duk e mbyllur, por pastaj ajo u hap dhe unë i rrëfeva.

Alketa: Tradhtia dhe besnikëria, ti the nuk tradhtoj me zemër dhe me tru…

Kristi: Unë desha të tradhtoja në fakt në atë marrëdhënie…

Alketa: Ke pasur situata që ke qenë i provokuar?

Kristi: Në fakt e doja vetë diçka të tillë, por nuk më vinte emocionalisht, isha totalisht i bllokuar.

Roberti: Dhe unë nuk e kuptoj pse duhet të tradhtonte, por kishte dicka shumë pozitive sepse nuk ia lejonte vetes të tradhtonte dhe zgjodhi mënyrën tjetër. Do të ta doja një përgjigje prej Kristit se pse duhej të tradhtonte?

Kristi: Unë desha tradhtinë, por kuptova se nuk ishte rruga e duhur se do të më kthehej mua dhe s’do mund të rrija me atë person. Kisha nevojë për tradhti sepse ishte egoja në lojë dhe isha në situatë shumë të vështirë. Mosha s’ka rëndësi.

Roberti: Është normale, të gjithë ëndërrojnë ta bëjnë këtë gjë, të kenë një aventurë. Nëse thua jam ngopur me ty, s’kam më atraksion seksual mes nesh, atëherë dua të bësh diçka, por për repsekt tonin, s’do mundem ta bëj këtë gjë.

“Rrezikon tre vite burg”, Daniela akuza të forta Andit: Më kanë ardhur mesazhe për ty, po shantazhon…

Daniela dhe Andi janë përplasur sot në “Love Story 2”, pasi debatit që kanë patur javën e kaluar. Daniela është shprehur se shokët e Andit i kanë dërguar mesazhe dhe i kanë thënë se ai nuk është ai ëngjëllori që shfaqet në studio.

Por këto janë kundërshtuar nga Andi, i cili ka thënë se në program duhet të falet dashuri dhe të mos ketë dhunë.

Andi: Me erdhi keq për atë komunikim, mua më pëlqen qetësia, më pëlqen të fal qetësi. Dua ti them Danielës që më bëri atë krahasim, që imazhi i një femre nuk vjen nga taka por nga mendja, aty është e gjithë pesha. Në një emision dashurie, duhet të flasim sa më shumë dashuri, sa më shumë harmoni.

Daniela: Në momentin që mua më vjen një mesazh, dy mesazhe nga miqtë e tu, imazhi jot si burrë, të shantazhosh një femër me mesazhe, imazhi jot bie në tokë shpirt.

Andi: Unë nuk merrem fare me mesazhe.

Alketa Vejsiu: Çfarë mesazhesh të kanë ardhur?

Andi: Daniela e di shumë mirë që ne nuk njihemi fare

Alketa Vejsiu: Daniela po thotë që i kanë ardhur mesazhe nga miqtë e tu, dhe dua ta di çfarë janë?

Daniela: Mua më kanë ardhur mesazhe dhe më thonin, bukur fole, por të ishte jashtë Andi të kapte me shpulla. Ti me këto mesazhe bën automatikisht tre vite burg. Kam mbaruar kriminalistë, jo me mua me drejtësinë, Këto mesazhe paqësore me fytyrë engjëllore nuk i ha unë.

Andi: Unë këtu nuk jam as në gjykatë e as në prokurori. Nxirri mesazhe këtu dhe të ballafaqohemi.

Daniela: Unë telefonin nuk e kam tani, por do merremi nesër.

Andi: Mua nuk ma lejon ndërgjegjja të bëj këto gjëra.

Plas sherri! Bleona: Ti qenke idiot, kërko falje; Roberti: Në Amerikë nuk çohet modeli “Qerreti”

pinionistët e “Love Story” në Tv Klan janë përballur dhe kanë pasur një konflikt mes tyre. Duke dhënë opinionin e tij, Roberti ka thënë se ai e ka krijuar një familje, ndryshe nga zonjat që ka përkrah. Kjo gjë ka revoltuar shumë Bleonën dhe situata mes tyre ka agravuar deri në ofendime.

Robert Aliaj: Ky është fakt, femrat interesohen për gjërat dhe meshkujt për personin. Kur vjen puna për të folur për marrëdhënien e dashurisë sepse jam unë ai që mund të jap një ide sepse jam unë ai që ka ndërtuar një familje dhe kam dy zonja që  nuk e kanë arritur këtë gjë.

Bleona Qerreti: E ke gabim, unë kam familjen që 13 vjeç. Po, pra por ti jeton me familjen tënde të babait, jo tëndin dhe ky është modeli më kot që mund t’i japim këtyre vajzave.

Bleona: Si mund të rrish ti në një lidhje kur nuk je i lumtur?  

Robert Aliaj: Në Amerikë nuk i çohet modeli “Qerreti” i jetës, të jetosh me familjen në moshën 50 vjeç

Bleona : Ti qenke komplet idiot, ty s’të paskam njohur fare. Çfarë është kjo idiotësi e madhe?!

Alketa Vejsiu: 80 për qind i Shqipërisë është fshat….

Roberit Aliaj: Jo një vajzë të rrijë gjithë jetën në familjen e vet

Alketa Vejsiu: Lëri vajzat të jenë kush duan të jenë…

Robert Aliaj: Gjithsecili duhet të bëjë jetën e vet

Bleona : Mos u merr me prindërit e mi fare, thuaj më fal tani!

Robert Aliaj: Po flas për familjen në përgjithësi

Bleona: Kjo është bullizëm, kush je ti mor zotëri? Ti je këngëtari më i mirë në mes të gjithë piktorëve dhe piktori më i mirë në mes të gjithë këngëtarëve.

Viliani ‘dënon’ Danielën, e puth në buzë që në takimin e parë

Takimi i Danielës dhe Vilianit i transmetuar mbrëmjen e sotme në “Love Story” në Tv Klan u shoqërua me shumë emocione. Surpriza që shoqëroi këtë takim ishte puthja që Viliani i rrëmbeu Danielës pasi kjo e fundit humbi në lojën me vezë.

Vilian: Zemër, takimin tonë doja ta nisja me një surprizë, por mbylli sytë…

Daniela: Një fjali ka një kundrinor, por vetëm një kryefjalë.

Vilian: Më duket se e keqkuptove sepse kryefjala në këtë rast jam unë sepse ti më zgjodhe mu.

Daniela: O ashtu ë, oki Vilian mirupafshim…

Vilian: Hajde këtu

Daniela: Edhe me puthje ti, sa i ëmbël kështu?! Pa më trego pak, si ka qenë rrugëtimi i jetës tënde. A e ke përjetuar keq momentin kur je larguar nga familja në moshë adoleshënce?

Vilian: Normalisht se s’kisha afër njerëzit e familjes.

Daniela: Kurse unë, ndryshe nga ti kur kam ikur jashtë dy muajt e parë vetëm qaja..

Çfarë të jap unë si Danielë?

Vilian: Energji pozitive, mendoj se kombinojmë shumë bashkë

Daniela: Po puthjen e parë në Zvicër e ke dhënë?

Vilian: E kam dhënë në moshën 14-vjeçare, në Shqipëri.

Daniela: Çfarë çmendurie ke bërë në jetë që e mendon me nostalgji?

Vilian: Ka qenë një vajzë, ajo të cilës i kam dhënë puthjen në moshën 14 vjeçare. U takonim shumë fshehurazi, një ditë të bukur më tha kjo hajde tek shtëpia se nuk kam askënd. Sa u ulëm, ra dera. Kishte qenë babi i vet. Unë dola në ballkon. Në momentin që i ati ka hyrë në ballkon unë kam kërcyer nga atje dhe kam thyer krahun.

Daniela: Më pëlqen shumë loja me dënime, dëshiron që ta bëjmë një me vezë, kujt t’i thyhet i pari do të marrë një dënim…

E imja.

Vilian: Tu thye?

Daniela: Po…

(Puthje)

Daniela: Eaaaa…

Vilian: Çfarë ke, ky ishte dënimi

Po ti puthjet me vezë i jep zakonisht?

Daniela: Jo, ti u tregove dinak dhe ma rrëmbeve sepse pulari të kisha nuk do e kishe marrë nga unë.

Vilian: Po çfarë po bën kështu me këtë letrën?

Daniela: Po mundohem  të bëj një trëndafil për javën tjetër.

Vilian: Je shumë surprizuese. Në fakt doja të të falenderoja për mundësinë e takimit që më ke dhënë.

“Të duket pengesë fakti që unë kam një fëmijë?”, Anxhi pyet Xhonin

Takimi i Xhonit dhe Anxhit i transmetuar ditën e sotme në “Love Story” në Tv Klan kishte në epiqendër faktin që konkurrentja është mama.

I pyetur nga Anxhi se a i duket pengesë fakti që ajo ka një fëmijë, Xhoni ka treguar se e ka zgjedhur pikërisht për këtë arsye sepse i duket më e pjekur se sa vajzat e tjera në program.

Xhoni: Këtë vendin e kam zgjedhur sepse më duket shumë i ngrohtë dhe ti si njeri më dukesh e tillë. Ti je në mes të jetës, ke lindur fëmijë, e ke jetën ndryshe nga ne.

Anxhi: Është akoma e vështirë e zëmë të ndaj çunin me dikë le të themi...

Xhoni: Kjo është pra, se në fund ai do të ndërhyjë në jetën tënde, është gjë e vështirë.

Anxhi: Unë dua dikë që të mos më thotë, lërë çunin dhe dalim bashkë. Dua dikë që të më thotë dalim bashkë.

Xhoni: Në jetën do të kesh punën tënde, zgjedhjen tënde.

Anxhi: Kam një dyqan, jam munduar që të krijoj një gjë timen që të merrem dhe me djalin.

Xhoni: Të ndihmon dhe mamaja…

Anxhi: Po.

Të duket pengesë fakti që unë kam një fëmijë, apo si e shikon ti këtë pjesë?

Xhoni: Unë prandaj të kam zgjedhur sepse mami im u bë shumë herët mama dhe mua më pëlqen se njeriu që e merr fëmijën përsipër, i merr gjërat shumë seriozisht jo si vajzat e tjera që kemi në program.

Po familja jote, e merr këtë pjesëmarrjen tënde këtu?

Anxhi: Pavarësisht të gjithave, unë besoj akoma në dashuri.

Xhoni: A e shikon ai fëmijën?

Anxhi: Jo, nuk ka ardhur ta shikojë që prej 3 vitesh, qëkur ka qenë djali 1 vjeç.

Xhoni: Të dashurosh një njeri që nuk është gjaku im, atëherë e tregon çfarë njeriu je.

Anxhi: Unë në jetë dua të vërtetën, dashurinë që më do me të vërtetë.

Alketa Vejsiu: Do përjashtoheni në rastet se…

Fotot e publikuara në Instagram mes Frankos dhe Kleonës në një takim jashtë rregullores së programit.

Franko: Ne kemi një shoqe të përbashkët, ne këtu jemi për fronistet jo për njëri-tjetrin. Nuk e dinim që ishte problem.

Kleona: Nuk ishte takim romantik, jemi me shoqen tonë të përbashkët. Nuk e kemi menduar si gjë të keqe.

Liljana: Këto daljet janë bërë masive, duhet të merren masat.

Alketa Vejsiu: Do të keni kujdes, sepse do të kemi një paralajmërim për përjashtim sot për ata që janë gjendur në një situatë si kjo. Do kemi dhe përjashtime publike.

“Ti ofendon të gjitha nënat”, plas debat i zjarrtë mes Xhonit dhe Kristit

Takimi i Xhonit dhe Anxhit i transmetuar ditën e sotme në “Love Story” në Tv Klan kishte në epiqendër faktin që konkurrentja është mama.

I pyetur nga Alketa se a çfarë do të ndodh nëse ai do të dashurohet me Axhin, Xhoni ka thënë se do ta marrë me çunin në Hamburg.

Më pas kanë qenë konkurrentët ata që kanë dhënë mendimet e tyre si do të reagonin nëse do të bienin në dashuri me një nënë me fëmijë.

Vilian: Nëse e do një njeri, e merr jo vetëm me një fëmijë, por me 5.

Rei: Nuk e paragjykoj fare, nëse do të jetë dashuria në mes, pse jo.

Franko: Nuk e kam aspak problem dhe do ti them asaj goce bravo i qoftë sepse jeta vazhdon.  

Xhoni: Mami im ka qenë 14 vjeç, ka qenë fëmijë për vete.

Daniela:  Xhoni a të përqafoj pak?

Xhoni: 14 vjeç dhe të na rritësh me respekt dhe me kulturë, unë jam ky që jam prej saj dhe s’ja harroj kurrë.

Alketa: Kur ne e pyetëm ne si produksion ajo tha:

E kam ndjekur rrugëtimin e Anxhit dhe Xhonit, më pëlqen shumë Anxhi që ka marrë këtë guxim dhe ka ardhur në Love Story dhe i them bravo, unë si nënë them se çdo person kaq i guximshëm si Anxhi duhet të kishte më shumë. Në qoftë se ata do të vazhdonin të dy bashkë, pse jo, unë nuk jam kundër

Anxhi: Falenderoj Xhonin për takimin dhe mamin e Xhonit sepse fjalët e saj janë një mbështetje e madhe.

Klaudia: Sa i përket çunave, nuk më duken të sinqertë.

Daniela: Do e pranoje ti një mashkull me një fëmijë?

Klaudia: Nëse e dua atë person, po.

Ndërkohë, në studio është ndezur debati me Xhonin pasi Kristi ka thënë se shoqëritë që kanë shumë single mom, janë të dështuara.

Kristi: Për mua single mom është një box i pandorës dhe ka tendencë të rrezikshme, unë do të mendoja dy herë para se të vazhdoja një marrëdhënië me një mama, mbi të githa unë vë përgjegjësinë dhe fëmijët.

Xhoni: Çfarë faji kishte mami im se ka rrit dy fëmijët dhe i ka ikur burri, dhe ajo prapë do të kërkojë dashurinë e jetës.

Kristi: Unë po flas për tendenca sociale, shoqëritë ku ka tepër single mom janë të dështuara.

Xhoni: Ti ofendon të gjitha nënat. Po nuk e dashurova unë Alketën, si do të dal me Alketën?

Kristi: E ke shumë gabim sepse për mua kjo është diçka shumë private.

Roberti: Pak më parë patëm një keqkuptim këtu, këto nuk janë personale dhe përplasja me Bleonën nuk ishte personale. Unë me Bleonën kam marrëdhënie të mirë. Kërkoj ndjesë, por që femra është e interesuar tek gjërat, e ka thënë shkenca. Modeli që ne po shesim si shoqëri në Europë dhe në Amerikë, është patriarkal ku rrinë me prindërit.

Anxhi: Desha t’i thoja Kristit se të gjitha single mom, janë si pasojë e meshkujve që nuk janë të aftë të marrin përgjegjësi.  

Kristi: Tani po luan kartën e viktimës dhe këtë se duroj fare.

Anxhi: Unë nga një mashkull nuk kërkoj anën e ekonimosë. Nuk kërkoj unë nga ty mbështetje ekonomike. Që të futesh në familjen time të vogël duhet të jesh taman burrë.

4 fronistët dhurojnë trëndafilat, kush është vajza që ‘vodhi’ takimin e dytë

Kjo javë në “Love Story 2”, do të ketë shumë emocion, takime të bukura dhe surpriza. Kjo premtohet nga zgjedhjet e bërë nga këtar fronistët.

Kristi zgjedh që të ketë një takim të dytë me Xhenin, Xhoni do të takohet me Klaudina. Nga ana tjetër vajzat kanë bërë zgjedhje shumë të veçanta që do të shkaktojnë debate.

Xhoni: Këtë radhë do ja lë Alketës të zgjedh për mua.

Alekta Vejsiu: Vërtet do ma lësh në dorë mua. Unë mendoj se duhet të zgjedhësh Klaudian në takim.

Xhoni: Mund të çohesh për mua.

Alketa Vejsiu: Klaudia në fakt dua të falënderoj mua për zgjedhjen.

Kristi: Unë fjalë shumë fjalë nuk kam parë, takimi me Xhenin ishte super dhe nuk kam opsion të dytë. Do e marr prapë Xheni.

Dea: Roberti u tregua shumë dinak javën e kaluar, dhe ky trëndafil është për Robertin. Duke dashur që të theksoj që unë dhe Albioni kishim një moment romantik, një puthje. Por unë nuk ka humbur interesin për djemtë e tjerë, ky trëndafil shkon për Andin.

Daniela: Kam pasur një takim shumë të bukur me Vilianin dhe me Frankon kam pasur një takim. Do doja të njihja një djalë tjetër që është shumë luftëtar, trëndafili shkon për Rein./tvklan.al