“E forta e Gjilanit”/ Lutfi Haziri me dedikim prekës i jep kurajë Adriana Matoshit

Aktuale

“E forta e Gjilanit”/ Lutfi Haziri me dedikim prekës i jep kurajë Adriana Matoshit

Nga: M.L. Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 23:50
Lutfi Haziri dhe Adriana Matoshi

Ish kryetari i Komunës së Gjilanit dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri i ka dhënë mbështetje deputetes dhe aktores, Adriana Matoshi e cila njoftoi se i është rikthyer sëmundja.

Haziri në një postim në Facebook, e quajti Matoshin si “e forta e Gjilanit”, ndërsa shprehu besimin se ajo do ta kaloj sfidën.

Me durim e besim e kalon edhe këtë sfidë, e forta e Gjilanit. Ne e Gjilani të duam shumë!”, shkroi Haziri në Facebook.

Kujtojmë se Aktorja Adriana Matoshi ka rinisur betejën me tumorin në tru, që nëntë vite më parë e mposhti me sukses.

Këtë njoftim e ka dhënë vetë artistja përmes një shkrimi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat