I veshur sportiv dhe duke bërë vrap, Meta uron Ditën e Rinisë (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka uruar 8 dhjetorin në një mënyrë aspak të zakontë. I veshur sportiv dhe duke bërë vrapin e mëngjesit, Meta thotë në mesazhin e tij: “Mirëmëngjes të gjithëve dhe gëzuar 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë. Lavdi rinisë studentore.

 

Kujtojmë se më 8 dhjetor studentët protestuan kundër regjimit komunist. Kjo datë, përkujtohet dhe festohet si festë kombëtare, në nder të gjithë studenteve të Dhjetorit më 1990, të cilët së bashku me pedagogët e Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë të kthesës së madhe historike, që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë./albeu.com


Shtuar 8.12.2021 08:25

Tags: