Pas kaq shumë vitesh, Mira Konçi rikthehet me këngën “Era” (VIDEO)

Vokalistja Mira Konçi dhe kitaristi, Faton Macula kanë ndarë me publikun këngën e tyre të re.

Konçi dhe Macula kanë sjellur një version të veçantë të këngës së grupit ‘Gjurmët’, ‘Era’.

“Më në fund është këtu,

Kaq e lumtur qe po ndaj me ju kete emocion”, shkruan Mira Konçi në rrjetet sociale.

Kujtojmë se kjo këngë ka një tjetër peshë për Mira Konçin pasi mban emrin e vajzës së saj dhe Shpëtim Saraçit, “Era”.


Shtuar 8.12.2021 11:42