Tiranë- Fatmira Hajdari bashkë me djalin e saj të vogël Azem Hajdari i cili mban emrin të atit, të konsideruar si pishtari i demokracisë kanë shkuar në takimin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për ditën e Rinisë në Qytet Studenti.

Berisha dhe Basha kanë zgjedhur të festojnë të ndarë këtë ditë. Një orë para Berishës, Basha mblodhi demokratët në ambientet e Air Turbina, ku i ulur në vendin e publikut dëgjoi studentët e Dhjetorit 1990 si nderim për veprën e tyre