​Kurti e falënderon Merkelin, uron kancelarin e ri Olaf Scholz

Aktuale

​Kurti e falënderon Merkelin, uron kancelarin e ri Olaf Scholz

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 14:48
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka falënderuar Angela Merkel për udhëheqjen e saj në Evropë dhe botë për gjatë 16 viteve si kancelare.

Ndërsa për kancelarin e ri Olaf Scholz, Kurti thotë se si një socialdemokrat pret që të promovojë demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

“Sot i themi lamtumirë dhe faleminderit Kancelares Merkel për udhëheqjen e saj në Evropë dhe botë.

Dhe një mirëseardhje të përzemërt për kancelarin e ri, një socialdemokrat me të cilin pres me padurim të promovojë demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Urime kancelar @OlafScholz”, ka shkruar Kurti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat