Albin Kurti ‘i laritet’ përzemërsisht kancelarit të ri të Gjermanisë: Është social-demokrat

Albin Kurti ‘i laritet’ përzemërsisht kancelarit të ri të Gjermanisë: Është social-demokrat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falenderuar kancelaren e deritashme gjermane Angela Merkel dhe i ka dhuruar “mirëseardhje” kancelarit të ri, Olaf Scholz.

Në një postim siç nuk jemi mësuar t’i shohim nga Albin Kurti, ai shpreh “mirëseardhje të përzemërt” për z. Scholz, kancelar nga Partia Social-Demokrate, duke provuar edhe t’i ‘laritet’ për pozicionin e tij politik si social-demokrat.

Në fakt, z. Scholz konsiderohet në partinë e tij si shumë konservator dhe nuk ka arritur që të krijojë ura bashkëpunimi me partinë e majtë, Die Linke, të cilën e kishte mbështetur dikur partia e Kurtit Vetëvendosje.

“Sot ne i themi lamtumirë dhe falemnderit Kancelares Merkel për lidershipin e saj në Evropë dhe Botë. Dhe një mirëseardhje të përzemërt për Kancelarin e Ri, socialdemokratin me të cilin mezi pres të promovoj demokracinë në Ballkanin Perëndimor.” – ka shkruar kryeministri Kurti, përcjell Periskopi.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Kurti pati një përplasje me Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. /Periskopi

Shpërndaje në: