Arrestohen 4 punonjës të kompanisë “Alpetrol”, akuzohen për…

Shqipëria

Arrestohen 4 punonjës të kompanisë “Alpetrol”, akuzohen për…

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Policia e Fierit ka vënë në pranga 4 punonjës të kompanisë “Alpetrol” për shpërdorim detyre. Policia njofton se ka vënë në pranga shtetasit:

A.K., 49 vjeç, banues në Fier, me detyrë kryetar i degës teknike Alpetrol.

S.R., 54 vjeç, banues në Fier, pergjegjës për mbarëvajtjen e seperatorëve dhe pompimit.

D.I., 56 vjeç, banues në Fier dhe D. M., 54 vjeç, banues në Ballsh, punonjës të task forcës në Alpetrol.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi Y. S., me detyrë Drejtor i Kabinetit të Alpetrol, se këta shtetas në datë 07.12.2021 kanë vepruar në kundërshtim me urdhërin e brendshëm të Drejtorit të kompanisë Alpetrol, duke transportuar një sasi të konsiderueshme me naftë dhe ujë teknologjik të marrë në depozitat e Usojës, e cila do të injektohej në puset e Kashit”, njofton policia.

Materialet do i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat