“Nderi i Qytetit” të këtij qyteti arrestohet për falsifikime të dyshuara në vlerë 2 mln euro

Aktuale

“Nderi i Qytetit” të këtij qyteti arrestohet për falsifikime të dyshuara në vlerë 2 mln euro

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 16:16
Ismet Haziri

Ismet Haziri, pronari i firmës ndërtimore “Globi – M.I.” Sh.P.K., është ndaluar nga Prokuroria e Shtetit nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve në tre tenderë të vlefshëm dy milionë euro.

Ndaj tij, organi i akuzës ka caktuar masë ndalimi prej 48 orësh.

Haziri, dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik”.

“Ekziston dyshimi që, i dyshuari I.H., si pronar i kompanisë ‘Globi M.I.’ në Gjilan, përmes prezantimit të dokumenteve të falsifikuara ka arritur që t’i fitonte tre tenderë në regjionin e Gjilanit, në vlerë rreth 1 milion e 900 mijë euro”, njoftoi sot Prokuroria.

“Globi – M.I.” Sh.P.K., është një kompani private e cila operon në fushën e ndërtimtarisë. Në bazë të të dhënave publike, firma është nën pronësi të plotë të Ismet Hazirit.

Si aktivitet primar, në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, “Globi – M.I.” Sh.P.K. figuron ta ketë prodhimin e produkteve prej betonit “për qëllime ndërtimi”.

Ismet Haziri, është ish-kryetar i Klubit të Boksit “Drita”. Në vitin 2017, Haziri ishte nderuar me çmimin “Nderi i Qytetit të Gjilanit” nga Komuna e Gjilanit për të mbështetjen që i ka dhënë sportit në qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat