Del video kur Einxhel shpreh pëlqim për Atdheun para 6 viteve

Mediale Vip

Del video kur Einxhel shpreh pëlqim për Atdheun para 6 viteve

Më: 25 janar 2022 Në ora: 13:49
Einxhel Shkira dhe Atdheu

Moderatorja Einxhel Shkira, njëherit edhe banore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, është ndër personazhet më të komentuara për momentin në mediat rozë.

Shkira ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së saj brenda shtëpisë me Dj Dagz.

Së fundmi në rrjet ka qarkulluar një video ku Einxhel Shkira në ‘Edicionin Veror’ të vitit 2016, ajo bashkë me gazetaren Olsa Muhameti ishin në “kërkim” të një të dashuri për të.

Në video duket ku Olsa i prezanton Atdheun, që sot është bërë shumë i njohur në emisionin “Përputhen”.Duket se ky ishte një fillim për një njohje mes dyshes. Nuk dihet se si shkuan gjërat në vijim, por ajo u kuptua se Einxhel shprehu hapur pëlqimin ndaj tij.

“Atdheu është shumë simpatik. Unë e gjuajta tani dhe mos t’i jap numrin”, kishte thënë Einxhel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat