“Love Story  Talk” në Tv Klan pati kësaj here një të ftuar tjetër special mes dy opinionisteve. Një gazetar i njohur nga Kosova, autor i një emisioni të suksesshëm që promovon kulturën e hip-hopit dhe iu jep një platformë të rinjve që duan të hyjnë në rrugën e muzikës. I njohur për pyetjet pikante, entuziazmin, karizmën dhe energjinë në intervista, Meriton Mjekiqi është emri që tashmë ka nënshkruar kontratë me suksesin.

Por si ndodhi gjithçka brenda një kohe kaq të shkurtër? Meritoni e përmbledh në vetëm dy fjali.

“Baba i një djali. Single prej dy vitesh…”

Meriton Mejkiqi: Kam qenë në Dance with me me Vera Grabockën, kur kuptova që do bëhesha baba. Pasi mbaroi “Dance”shkova në Prishtinë me një ambicie tjetër, krijova emisionin, u bëra baba. Mjekra na doli e kështu me radhë.”

Po nëse do i ofrohej një shans i dytë me dashurinë në një spektakël që e ka kryefjalë këtë ndjenjë? A do ishte Meriton Mjekiqi një fronist në “Love Story Vip”?

“Është kënaqësi, diçka spontane, do ta pranoja”.

Gjatë emisionit ai pranoi edhe të këndonte një këngë me Sellmën. /tvklan.al