Profa që bën stila në Tiktok i reagon deputetes së VV-së që e kritikoi: Merru me punët tua

Profa që bën stila në Tiktok i reagon deputetes së VV-së që e kritikoi: Merru me punët tua

Lulzim Paci, mësimdhënës nga Vushtrria, ka kohë që ka vendosur që pasionin e tij për vallëzimin ta tregoi edhe përmes videove të ndryshme në rrjetin social “Tiktok” gjithmonë të realizuara në hapësirën private ku ai banon dhe asnjëherë pa implikuar ndonjë aktivitet që cenon integritetin e tij si mësimdhënës.

Por për Deputeten e VV-së nga Vushtrria, Fjolla Ujkani, këto veprime po konsiderohen të jenë të pahijshme, e madje kjo e fundit ka kërkuar që të ndërmerren masa ndaj mësimdhënësit në fjalë.

“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, në veçanti juve nxënës të Gjimnazit “Eqrem Çabej”- Vushtrri, dhe juve prindër. Ditëve të fundit njëri nga profesorët e Gjimnazit “Eqrem Çabej” është duke publikuar video të tij, të cilat janë veprime të pahijshme dhe degjeneruese” ka shkruar deputetja Ujkani.

“Andaj, i bëj thirrje drejtorit të Gjimnazit dhe drejtorisë së Arsimit në Vushtrri, që të marrin masa ndaj profesorit në fjalë. Sepse veprimet tij përmes videove lën të kuptojnë, që një profesor i tillë nuk mund të arsimoj dhe edukoj kategorinë më të çmueshme të shoqërisë, rininë tonë.” ka shkruar ajo.

Por pas pak ka reaguar vet protagonist Paci, i cili i ka thënë Ujkanit që të merret me punët e saja, dhe se vallëzimi është një lloj sporti.

“Vallëzimi i valleve kombëtare unë mendoj që është një lloj sporti e nderuara Fjolla Ujkani, sikur futbolli, pingpongu, dhe shumë sporte të tjera.” ka reguar Paci.

“Unë mendoj që nëse kishte pasur diçka të pahijshme në këtë video ke të drejtë të reagosh por pse nuk reagon për gjëra të tjera që po ndodhin çdo ditë por bash për këtë” ka shtuar Paci, duke thënë se për këto përmbajtje është konsultuar edhe me njohës të ligjit.

Shpërndaje në: