Këta dy banorë shkojnë në nominim për të martën

Pas eliminimit të Egzonës banorët tjerë shkuan në nominim.

ShowBiz

29/01/2022 00:09

Spektakli çdoherë e më shumë po afrohet afër finales, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, banorët e shtëpisë vazhdimisht po shihen të stresuar duke e shpresuar finalen secili nga ta.

Megjithatë, vetëm katër prejt tyre do e kenë mundësinë e arritjes së këtij suksesi.

Ndryshe, Einxhel ishte ajo e cila sonte nisi një zinxhir për të shpëtuar njërin nga banorët dhe ajo zgjedhi Beniadën.

Beniada zgjedhi Arjolën, Arjola Monikën, Monika Ilirin, Iliri Tanin kurse Tani dhe Donaldi mbeten të fundit duke shkuar në nominim për të martën.

Moderatorja, Arbana Osmani bëri të ditur se votimi do të jetë për të shpëtuar nga eliminimi Donaldin apo Tanin dhe ai që mbet i fundit del nga shtëpia./Lajmi.net/