Të shtrirë në dëborë dhe me pranga në duar, video nga arrestimi i 3 trafikantëve! Kapen rreth 50 kg kanabis në Lezhë

3 persona janë arrestuar gjatë dy operacioneve të ndryshme në Lezhë, pasi janë kapur me rreth 50 kg kanabis. Kjo sasi e konsiderueshme kanabisi është kapur gjatë operacioneve 'Munella' dhe 'Kaçinari' të zhvilluar brenda 12 orëve.

Në kuadër të operacionit "Munella", janë arrestuar shtetasit Vitor Lleshi, 49 vjeç, lindur në Domgjon, Mirditë, banues në Zejmen dhe Paulin Nikolli, 43 vjeç, lindur në fshatin Xhuxhë, Mirditë, banues në Tale. Dy trafikantët u kapën me thasët me kanabis në duar në mes të dëborës në fshatin Domgjon. Pas arrestimit të kanabisit u sekuestruan 31 kilogramë e 600 gramë kanabis

Ndërsa në operacionin "Kaçinari", u arrestua Besmir Çupi, 36 vjeç, banues në fshatin Arrëz,Mirditë, ndërsa u procedua në gjendje të lirë babai i tij, P.Ç. Gjatë kontroll në banesën e 36-vjeçarit u gjetën 18 kg kanabis.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës në 3-shen më të mirë të botë! Lënë pas universitetin e Harvardit dhe Oksfordit

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës në 3-shen më të mirë të botë! Lënë pas universitetin e Harvardit dhe Oksfordit