Policia finalizon me sukses dy operacione antidrogë, arreston tre persona dhe sekuestron 50 kg lëndë narkotike

29/01/2022 09:17

Dy operacione të finalizuar me sukses nga policia e Lezhës çuan në arrestimin e tre personave dhe sekuestrimin e 50 kg lëndë narkotike.

Në një njoftim për mediat, policia thotë se brenda 12 orëve në opeacionin policor të koduar “Munella”, ranë në pranga dy persona dhe u sekustruan 31 kg e 600 gramë lëndë narkotike. Kurse në operacionin e koduar “Kaçinari”, u vu në pranga një 36-vjeçar, ndërsa u procedua në gjëndje të lirë i ati, si dhe iu sekuestrua 18 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Në pranga ranë shtetasit V .Ll., 49 vjeç, lindur në Domgjon, Mirditë, banues në Zejmen, Lezhë dhe P.N.  43 vjeç, lindur në fshatin Xhuxhë, Mirditë, banues në Tale, Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve,  kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të operacionit  policor të koduar “Kaçinari ” , në fshatin Arrëz, Kaçinar , shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B.Ç. dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 18 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Si dhe proceduan penalisht në gjëndje të lirë për shkak të problemeve shëndetësore, babain e tij shtetasin P.Ç.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel