Një prej shqetësimeve kryesore të qytetarëve rreth vaksinimit kundër Covid-19, është tek personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike.
Specialistja e endokrinologjisë dhe internistja Shpresa Azemi-Shemsedini, ka treguar se format më të lehta të sëmundjes së Covid-19 kanë qenë tek personat që janë vaksinuar.
Doktoresha ka thënë se vaksinimi kundër Covid-19 nuk shkakton probleme shëndetësore tek personat që vuajnë nga sëmundje kronike.
Si endokrinologe, ajo iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që vuajnë nga diabeti që të vaksinohen dhe të mbrojnë shëndetin e tyre gjatë pandemisë.
Ndiqeni intervistën e plotë të doktoreshës Shpresa në emisionin Shneta në T7.