Revani me niseshte nga zonja Albana

18 Maj 2022, 10:52

Revani me niseshte nga zonja Albana

Përbërësit:

500 gr niseshte

2 gota sheqer

100 ml vaj ulliri

1 litër ujë

1 të verdhë veze

1 lgj kos

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim niseshten dhe sheqerin, i përziejmë dhe më pas shtojmë 1 litër ujë të vakët dhe vajin e ullirit gradualisht. E përziejmë derisa masa të jetë e duhur. E vendosim në një tavë duke e niveluar në fund me dorë. Me kosin dhe të verdhën e vezës lyejmë sipërfaqen e revanisë dhe e vendosim të piqet në furrë.