Pas ankesës ndryshon vendimi ndaj KB Peja (DOKUMENT) NULL NULL 19.05.2022 01:03 19.05.2022 01:03 Trazirat që ndodhën në palestrën “Karagaçi” në Pejë në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale midis Pejës dhe Trepçës i kushtuan shumë klubit vendës. Mirëpo, pas ankesës së KB Peja vendimi ka ndryshuar teksa vendimi i ri u mor para ndeshjes së nesërme që është e katërta e gjysmëfinales në basketboll, njofton Klankosova.tv. Me vendimin e ri KB Peja dënohet me 3,000 euro dhe me dy ndeshje me prezencë të kufizuar të shikuesve prej 25 për qind të kapacitetit të tribunave në palestrën e tyre. “Në fushë (parket) do të lejohen vetëm 20 persona nga FBK, nga 21 persona në bankat e ekipeve për secilin ekip, dhe nga 10 zyrtarë të ekipeve për secilin ekip, të cilët paraprakisht do të identifikohen nga ekipet përkatëse me emër, mbiemër dhe numër personal”, thuhet në vendimin e siguruar nga Klankosova.tv. Dënohet KB Peja, dy ndeshje pa shikues dhe 7 mijë euro gjobë (DOKUMENT) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.