Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Sanxhakut.

Një shofer 40-vjeçar me iniciale L.D, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e taksisë dhe ka dalë jashtë rruge. Për pasojë ka ndërruar jetë 56-vjeçarja Prena Gjetani e cila ishte pasagjere.

Po ashtu, janë dëmtuar shoferi i taksisë, një pasagjere 30-vjeçare dhe 2 fëmijë që ndodheshin në makinë. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdes mjekësor.

Deri më tani nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti të rëndë./tvklan.al