LAJMI I FUNDIT:

Golden State Warriors triumfojnë në ndeshjen e parë finale ndaj Mavericks

Golden State Warriors triumfojnë në ndeshjen e parë finale ndaj Mavericks

Golden State Warriors kanë marrë fitoren e parë në finalen e Konferencës së Perëndimit.

Në ndeshjen e zhvilluar në Chase Center të San Franciskos, Warriors kanë triumfuar me rezultat të thellë 112:87 ndaj Dallas Mavericks.

Vendasit e mbyllen çerekun e parë me 10 pikë epërsi 28:18, derisa i dyti i takoi mysafirëve me një pikë epërsi 26:27.

Dy skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve me epërsinë e Warriors prej nëntë pikëve 54:45.

Warriors vazhduan dominimin edhe në çerekët vendimtar duke qenë më të mirë (34:24 dhe 24:18), gjë që bëri të merrnin një fitore më të lehtë se sa u mendua para fillimit të ndeshjes.

Fundori amerikan Stephen Curry ishte më i miri në këtë takim me 21 pikë, 12 kërcime e katër asistime.

Me lojë të mirë tek Warriors u dalluan edhe Jordan Poole e Andrew Wiggins që shtuan nga 19 pikë.

Tek skuadra mysafire Luka Doncic ishte më efikasi me 20 pikë, shtatë kërcime e katër asistime, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori