Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Operacion i gjerë i SPAK në të gjithë vendin: mbi 32 arrestime deri tani Foto ilustrim

VIDEO/ Operacion i gjerë i SPAK në të gjithë vendin: mbi 32 arrestime deri tani

07:44, 19/05/2022
A+ Aa A-

Një operacion i gjerë policor i urdhëruar nga SPAK ka nisur gjatë natës dhe është në zhvillim e sipër në të gjithë Shqipërinë. 32 urdhër-arreste janë lëshuar dhe ato po ekzekutohen nga Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë, RENEA dhe struktura të tjera.

Dy nga arrestimet janë bërë në zonën e 5 Majit në Tiranë.

Gazetari i SYRI TV në Fier, Xhemil Beharaj, njoftoi gjithashtu se edhe në këtë qark po kryhen arrestime dhe sipas burimeve, kanë ardhur pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Po ashtu, edhe në Elbasan kanë zbarkuar forcat RENEA. Pamje nga Elbasani sot, sjellë nga gazetari Migen Sejdini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco