LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa pjesë e filmit “Barbie” përkrah Margot Robbie

Dua Lipa pjesë e filmit “Barbie” përkrah Margot Robbie

Dua Lipa do të pushtojë Hollywoodin pasi mori një rol në filmin “Barbie” së bashku me mbretëreshën e aktrimit, Margot Robbie.

Krijuesja e hitit “Levitating”, 26 vjeçare, është një nga yjet më të suksesshme në histori dhe konsiderohet si një nga personazhet më të njohura të momentit – dhe tani ajo është vendosur të tregojë aftësitë e saj të aktrimit.

Filmi do të nisë xhirimet më vonë këtë vit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Dua do të luajë së bashku me aktoren e “Wolf Of Wallstreet”, Margot.

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Këngëtarja me origjinë shqiptare bëri debutimin e saj në aktrim vitin e kaluar pasi mori një rol në “Argylle”, dhe pas rolit të saj të parë në ekranin e madh, Dua la mjaft përshtypje te emrat e mëdhenj të industrisë.

Margot Robbie befason me transformimin në filmin e ardhshëm të "Barbie"
Lexo po ashtu Margot Robbie befason me transformimin në filmin e ardhshëm të "Barbie"

Burimi shtoi për The Sun: “Tani ajo i është bashkuar kastit të Barbie së bashku me emra të mëdhenj duke përfshirë Margot, Ryan Gosling, Will Ferrell dhe Saoirse Ronan”.

“Edhe pse Argylle është një film i madh në vetvete, Barbie do të jetë një pjesë e rëndësishme për Duan, sepse ka kaq shumë zhurmë rreth tij”.

Margot Robbie (Foto: YouTube)

“Dua po dëshmon se ka shumë më tepër për të sesa thjesht të qenit një yll i muzikës pop. Ajo ka një të ardhme emocionuese përpara saj në filma”.

Kjo vjen pas Lipa ka shijuar arena të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, ShBA e Evropë që nga fillimi i turneut të saj “Future Nostalgia” në shkurt.

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Ylli i talentuar është duke finalizuar edhe albumin e saj të tretë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Magazina
E vërteta

E vërteta "e errët" e serisë së animuar "Tom and Jerry", a keni ditur?

Magazina
Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Magazina
Kalo në kategori