Foto: Ilustrim

Arrestohet nën dyshimin se e shqetësoi djalin e tij duke i lënë mbishkrime në derë të shtëpisë

Policia ka arrestuar dje një burrë në Drenas.

I njëjti dyshohet  se ka shqetësuar djalin e tij duke i lënë disa mbishkrime në derën e shtëpisë së tij.

Sipas PK-së ngjarja ka ndodhur me 14 gusht 2021 ndërsa i dyshuari është arrestuar dje.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.