Gjykata e Lartë në Itali ka dënuar përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn duke vulosur rrëzimin e kërkesës së tij. Vendimi është marrë ditën e djeshme.
Moisi Habilaj u arrestua në vitin 2017 bashkë me 11 persona të tjerë. Më pas hetimet u zgjeruan duke përfshirë edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili kishte edhe lidhje farefisnore me Habilajn.
Grupi i Habilajt kishte bazën e tij mes Katanias, Lentinit dhe Raguzës. Që prej janarit të vitit 2021 ai ndodhet në arrati.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al