Ofertë e “çmendur” nga PSG-ja: Mbappe mund t’i zgjedhë vetë trajnerët dhe lojtarët

  • S.A /
  • 19 May 2022 - 11:24
Ofertë e “çmendur” nga PSG-ja: Mbappe mund t’i zgjedhë vetë trajnerët dhe lojtarët

Paris Saint-Germaini është duke u munduar në të gjitha format e mundshme që ta bindë Kylian Mbappen të mbetet në “Parkun e Princave”. E ideja e fundit e parisienëve është vërtet e çmendur.

Sipas mediave të huaja, kampioni i ri i Francës ia ka ofruar ish-futbollistit të Monacos një kontroll total në operacionet sportive. Më saktësisht, kampionit të botës me Francën i është dhënë e drejta t’i emërojë dhe t’i shkarkojë trajnerët, por edhe të vendos se cilët lojtarë të vijnë në Paris e cilët të largohen prej aty.

Francezi është i vendosur të largohet nga kryeqyteti francez dhe t’i bashkohet Real Madridit. Atij do t’i skadojë kontrata me parisienët në muajin e ardhshëm, por klubi i pasur po mundohet ta bindë atë që at vazhdojë kontratën duke i bërë oferta të pabesueshme joshëse. Pra, nëse e ndërron mendjen, Mbappe mund ta ketë komplet nën kontroll ekipin parisien. Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se cili do të jetë vendimi definitiv i lojtarit. Ndërkohë, spekulohet se përfaqësuesi francez ka arritur marrëveshje me madrilenët.

(Kosova Sot Online )