Portieri i Frankfurt: Dje ishte dita më e mirë e karrierës sime

Futboll

Portieri i Frankfurt: Dje ishte dita më e mirë e karrierës sime

Më: 19 maj 2022 Në ora: 11:20
Portieri i Frankfurt: Dje ishte dita më e mirë e karrierës sime

Kevin Trapp e ka shpallur të mërkurën ditën më të mirë të karrierës së tij, pasi Eintracht Frankfurt mposhti Rangers në finalen e Europa League.

“Nuk kam fjalë për këtë”, tha Trapp.

"Jam përpjekur t'i gjej, por është e pamundur. Ne mund ta prezantojmë trofeun nesër në Frankfurt pas katërdhjetë e dy vitesh. Kjo është dita më e mirë e karrierës sime, me të vërtetë. Jam shumë krenar për ekipin tonë".

Portieri tridhjetë e një vjeçar u shpall edhe lojtari i ndeshjes. 

Skuadra gjermane Eintracht Frankfurt e ka fituar trofeun e Europa Leagues mbrëmë, pasi e ka mundur skuadrën skoceze, Glasgou Rangers, pas penalltive 5:4. Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll 1:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat