Presidenti i klubit historik mban fjalën

Futboll

Presidenti i klubit historik mban fjalën

Më: 19 maj 2022 Në ora: 11:24
Presidenti i klubit historik mban fjalën

Club Brugge fitoi titullin kampion në Belgjikë për herë të 18-të në histori. Ky ishte suksesi i tretë radhazi, teksa presidenti i klubit ka mbajtur premtimin që u bëri lojtarëve.

“Nëse shpalleni kampionë do ikim të festojmë të gjithë në Ibiza”. U tha, u bë! Bart Verhaeghe zgjodhi një mënyrë interesante për të karikuar lojtarët e skuadrës.

Titulli erdhi, presidenti mbajti fjalën dhe të gjithë fluturuan drejt ishullit të famshëm spanjoll për të kaluar disa momente fantastike së bashku pas një sezoni të lodhshëm.

“Përshëndetje nga Ibiza”, lexohet në foton e publikuar në Twitter nga Club Brugge, aty ku shfaqen lojtarët e skuadrës belge në bordin e një jahti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat