Sporti

Bayern Munich kryeson edhe në renditjen e re të UEFA-s, Real Madridi në vendin e pestë

05/19/2022 11:38
nga:Mergim Rreci

Në dritën e finales së mbrëmshme mes Eintracht dhe Rangers, e cila pa klubin gjerman të triumfojë, renditja e klubeve të UEFA-s është përditësuar.

Bayern Munich ende kryeson renditjen, ndërsa duhet theksuar ngritja e  Eintracht-it në renditje, duke u ngjitur në vendin e 26-të falë triumfit të kupës, përcjell GazetaBlic Sport.

Sa i përket italianëve, Juventusi në pozitën e tetë ndërsa Roma në pritje të finales në Tiranë është e 11-ta. Interi i Inzaghit është në vendin e 23-të, ndërsa Milani është i 45-ti me 38 mijë pikë.

/GazetaBlic Sport/