Lajme

Petkoviq i përgjigjet Kurtit: “Ai që dëshiron të dëbojë serbët nga Kosova nuk ka të drejtë të thotë çfarë duan ata”

05/19/2022 11:42
nga:Astrit Gashi

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, duke thënë se “ata që duan të dëbojnë serbët nga Kosova nuk kanë të drejtë të flasin për atë që duan serbët”.

Petkoviq përmes një postimi në Twitter ka kërkuar formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, siç parashihet në Marrëveshjen e Brukselit.

“Kushdo që dëshiron të dëbojë serbët nga Kosova dhe të bëjë spastrim etnik, nuk ka të drejtë të thotë çfarë duan serbët. Themeloni Asocioacionin e Komunave Serbe, siç është nënshkruar në Bruksel. Fund!”, tha Petkoviç, duke reaguar ndaj deklaratës së Kurtit se serbët nga Kosova nuk e formimin e Asociacionit, por se kjo është dëshira e Beogradit.