VIDEO/ Qëndisja, mjeshtëria popullore që ka bashkuar sot gjithë ukrainasit

VIDEO/ Qëndisja, mjeshtëria popullore që ka bashkuar sot gjithë ukrainasit

11:40, 19/05/2022
A+ Aa A-

Në mbarë Ukrainën sot, deri edhe Presidenti i vendit, kremtohet Dita e Qëndisjes. Kjo punë dore e mrekullueshme konsiderohet si kodi i këtij kombi, simbol i fortë i identitetit kombëtar ukrainas.

Presidenti Volodimir Zelensky e përshëndeti kombin i veshur me një bluzë ushtarake, e cila kishte qëndisjet tipike popullore të vendit në gjoks. Po ashtu, ushtarakët janë shfaqur në video me motivet kombëtare që u zbukurojnë jakat dhe mëngët, futur si risi për herë parë në kohërat e vështira që po kalon vendi.

Burra, gra e fëmijë kanë veshur kostumet kombëtare si edhe ambasadorë të huaj, që janë shfaqur me video me këmishat popullore ukrainase me qëndisjet e mrekullueshme.

"Gëzuar Ditën e Qëndisjes, Ukrainë! - thuhet në mesazhin që nderon luftëtarët "çelik" të Azovstalit. - Qëndisja është simbol i qëndrueshmërisë, punës dhe talentit të popullit tonë, dëshirës së tij për vetë-përmirësim! Një simbol që ka kaluar ndër shekuj! Dhe provë e diversitetit dhe unitetit të Ukrainës!

Gëzuar për veten dhe ne do të fitojmë. Kushdo që i njeh personalisht luftëtarët nga Azovstali, jo nga ekranet televizive të Rusisë - do të thotë se këta janë ukrainas të pamposhtur që vazhdojnë traditat e popullit ukrainas."

PRESIDENTI I LITUANISE ME TE SHOQEN VISHEN ME KEMISHAT UKRAINASE

Image

Kurse Presidenti i Lituanisë Gitanas Nausėda së bashku me gruan e tij veshën këmisha të qëndisura dhe shprehën mbështetjen për Ukrainën në luftën kundër agresorit!

“Sot është një tjetër ditë e rëndësishme për Ukrainën vëllazërore. Çdo vit të enjten e tretë të majit ukrainasit dhe miqtë e tyre në të gjithë botën përshtaten me këmisha tradicionale të qëndisura - Bishivanka.

Mund të duket si një simbol. Por simbolet janë shumë të rëndësishme për një vend që lufton me guxim dhe heroikisht kundër një agresori mizor.

Unë besoj se të gjithë ata që veshën Byshivanka do t’ua shtojnë fuqinë ukrainasve në luftën e tyre për liri. Kjo është një nga shenjat e shumta të mbështetjes dhe solidaritetit me Ukrainën.

Ky është një gjest i thjeshtë por vërtet i sinqertë për të sugjeruar që ne të mbetemi dhe do të qëndrojmë krah për krah me ukrainasit. Për fitoren.

Lavdi Ukrainës! Lavdi Heronjëve!" - shkroi në faqen e tij në FB në gjuhën ukrainase, Presidenti i Lituanisë dhe në fund ai shtoi edhe: "Faleminderit, Lituani! Miqtë e vërtetë qëndrojnë gjithmonë së bashku! Dhe, ne me të vërtetë donim të thonim "faleminderit" në lituanisht!"
 

VIDEO TE TJERA TE PUBLIKUARA SOT ME MESAZHE NGA INSTITUCIONET SHTETERORE TE UKRAINES:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco