“I bëri pritë ish-gruas në një pyll”,shqiptari dënohet me 7 vjet e gjysmë burg në Zvicër

Gjatë janarit të vitit të kaluar, një burrë nga Kosova i bëri pritë ish gruas së tij në bjeshkët pranë qytetit zviceran Friedhofs Brügg. Si në skenat e filmave hollivudianë ish burri kishte marrë një thikë dhe një rrip.

Në vend që gruaja nga Brügg të merrte djalin e përbashkët me të, ajo do grabitej dhe do dërgohej në pyll. Burri ia kishte mbyllur gojën dhe kishte filluar ta keqtrajtojë.StrugaLajm

Por me dy gjëra nuk e kishte llogaritur skenarin burri: se viktima e tij do luftonte deri në fund dhe se në pyll ata nuk ishin vetëm, përcjell Express. Kjo mjaftoi për dëshmi dhe që ai të shpallet më vonë i fajshëm.StrugaLajm

Pas paraqitjes së rastit në polici, menjëherë është ngritur ecuri penale për ish bashkëshortin, ku me vendim të Gjykatës, tash ai është dënuar me 7 vjet e gjysmë burg.

In : Aktuale

Loading...
loading...